FMN kontrollon mundësitë e Maqedonisë për kthimin e Borxhit

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtarë, dhjetë ditët e ardhëshme duke filluar nga sot do të qëndrojë në Maqedoni për një vizitë kontrolluese që është pjesë e procesit post-monitorim që është i dedikuar për vendet anëtare të cilët kanë ngecje në realizimin e detyrimeve ndaj Fondit, pas mbarimit të aranzhmaneve.
Ekipi i udhëhequr nga drejtorja e FMN-së për Maqedoninë, Ivana Vlladkova Hollar nëpërmjet takimeve me institucionet përkatëse duhet të vërtetojë se si është mundësia e vendit që në kohë të paguaj detyrimet ndaj kreditorëve të huaj.

Ky është kontrolli nga ana e FMN-së që i bëhet Maqedonisë për të dytën herë. Kontrolli i parë ishte në muajn maj, kur drejtoresha e bordit të FMN-së, dha raportin ku thuhej se është e nevojshme mbajtja e deficitit buxhetor në nivelin që nuk do të ndikonte në rritjen e borxhit publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button