Sony përgatit tablet me ekran 12 inç

Nëse doni të blini një tablet me ekran 12 inç, për momentin nuk keni shumë mundësi zgjedhjeje. Galaxy Note Pro 12.2 i Samsung-ut dhe Surface Pro 3 i Microsoft-it janë të vetmit tabletë që kanë ekran 12 inç. Por, së shpejti do të vijë një tjetër tablet me këtë madhësi ekrani, nga kompania Sony.

Sipas DigiTimes, Sony ka në plan të prezantojë tabletin e saj me ekran 12 inç në tremujorin e parë të vitit 2015. Kjo pajisje do të vijë me veçori të cilësisë së lartë dhe një stilolaps, ashtu si tek Surface Pro 3 dhe Note 12.2.

Meqë po flasim për një tablet të krijuar nga Sony, mund të presim që pajisja e saj e ardhshme të jetë shumë e hollë, rezistente ndaj ujit dhe mund të përfshihet në familjen Xperia.

DigiTimes bëri të ditur gjithashtu se kompani të tjera (emri i të cilave nuk bëhet i ditur) do të prezantojnë nga fillimi i vitit të ardhshëm tabletë me ekrane të mëdhenj. Apple mund të jetë njëra nga këto kompani, meqë gjiganti i Kupertinos thuhet se po krijon tabletin iPad Pro me ekran 12.9 inç.

Lajme të ngjashme

Back to top button