Gruevski: Nuk jam kundër FBI-së në rastin “Monstra “, fjalën e fundit e ka Gjykata

Kryeministri Nikolla Gruevski thotë se për përfshirjen eventuale të FBI-së në rastin “Monstra” e ka biseduar edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe se nuk është kundër kësja, por sipas Gruevskit vendimin final e jep Këshilli Gjyqësor dhe jo ai.

“Pra, për përfshirjen e cilitdo qoftë jashtë kufijve të Maqedonisë mund të vendosë vetëm gjykata. Nuk mund të vendosë as Nikola Gruveski e askush tjetër. E vërtet është se gjatë bisedave, ai ma ka përmendur. Mbetet që gjykata të marrë vendim nëse do ta pranojë ose jo përfshirjen e shërbimeve të tjera nga shtete të tjera. Gjithashtu, çështja është se, a do të duan ato shërbime të vijnë dhe të pranojnë një gjë të tillë. Megjithatë, kjo është punë e gjykatës, në këtë rast vendim i Gjykatës së Apelit dhe vetëm me vendimin e kësaj gjykate mund të thirret ose të pranohet dikush. Unë personalisht, gjithçka që do të miratojë ose pranojë gjykata, nuk kam zgjidhje tjetër, ose nuk do të doja të përzihemi”, deklaroi Nikolla Gruevski, Kryeministër.

Bisedën mes Gruevskit dhe Ahmetit, për përfshirjen e ekspertëve të FBI-së, e bëri të ditur vetë kreu i BDI-së Ameti, për gazetat maqedonase pak juavë më parë. Ahmeti ka thënë disa herë tashmë se rasti “Monstra” duhet të ishte më transparent, madje gjyqësori në Maqedoni sipas tij, është ende selektiv. Ndërkaq, Gruevski sot foli para mediave edhe për proceset e euro-integrimit, përkatësisht plan-veprimin që paralajmëroi dy ditë më parë, pas takimit me komisionerin për zgjerim Fyle. Të paktën sot, Gruevski nuk zbuloi hollësira përveçse theksoi se pret nga çdo ministri plane specifike lidhur me kritikat që janë marrë. Gruevski parashikon përpilimin e një dokumenti të veçantë qeveritar, dhe pastaj do të tregojë hapat konkretë dhe strategjikë për përmbushen e reformave të theksuara nga Komisioni Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button