Zviceranët në referendum për arin e shtetit

Në fund të nëntorit do të mbahet referendumi zviceran, ku do të deklarohen qytetarët për fatin e arit nacional të vendit, që duhet të jetë bazë e sistemit financiar.

Votuesit do të vendosin nëse do të ndalohet shitja e rezervave të arit të Bankës Qendrore zvicerane, si dhe ruajtjen e së paku 20 për qind të rezervave të Bankës Nacionale në formë të arit.

Referendumi vjen si pasojë e krizës financiare që ka “kërcënuar” besimin e letrave me vlerë, si dhe shitjen e arit nacional zviceran në 15 vjetët e fundit, njofton albinfo.

Zvicra në vitin 1999 kishte 2600 tonë ari, prej të cilave deri sot ka shitur më shumë se gjysmën, ndërsa sipas raportit të fundit posedon vetëm 1.040 tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button