Ende nuk dihet sa do të jetë dënimi i shkelësve të Ligjit për media

Vendimin për atë se sa do të zvogëlohen dënimet për shkelësit e Ligjit për media dhe Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele mediale do të miratohet pas mbajtjes së debatit publik për dy ligjet të paraparë për 13 gusht të këtij viti.

Dispozitat ndërshkuese, kumtoi sot ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, janë definuar në rregullativën e re ligjore për media dhe shërbime audiovizuele mediale.

Vendimin për zvogëlimin e dënimeve për radiodifuzerët për shkelje të kryer në punën e tyre, Ministria resore e miratoi pas debateve të mbajtura publike për Ligjin për media dhe Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuele mediale në Komisionin për transport, lidhje dhe ekologji pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe pas shqyrtimit të vërejtjeve dhe sygjerimeve nga ana e pjesëmarrësve në debate.

Lajme të ngjashme

Back to top button