Po të isha kryeministër i shqiptarëve !

Ky muaj tetori 2014 do të hy në analet e historisë shqiptare, por edhe historisë Ballkanike dhe Evropiane, sepse në qiellin e Serbisë, saktësisht, mbi fushën e stadiumit të Partizanit në Beograd u shfaq një fluturake e cila barte me vete hartën e cila ngërthen në vete territoret ku banojnë shqiptarët ! Serbet këtë hartë e cilësuan si provokim dhe e quajtën hartë të Shqipërisë së Madhe !

Ngjarja historike ndodhi me 14 tetor 2014 në stadiumin e Partizanit të Beogradit ku duhej të zhvillojnë ndeshjen për kualifikime për EU 2016 skuadrat e seleksionove të Serbisë dhe ajo e Shqipërisë !

Si nikoqir, Serbia 10 ditë para ndeshjes e ndezi alarmin e zhvillimeve të këqeija për këtë ndeshje ! Nuk lejoji tifozët shqiptarë të zbarkojnë në Beograd që të përcjellin ndeshjen e kombëtares !

Ditën e ndeshjes, i tërë stafi i kombëtares Shqiptare është mbajtur me orë të tëra në aeroport duke kontrolluar gjithçka me rigorozitet me të madh te ata ! Në këtë mënyrë, që në aeroport është manifestuar një metodologji e cila ka pasur për qëllim psikikisht të dobëson kombëtaren Shqiptare !

Me hyrjen e lojtarëve shqiptarë gjysmë ore para fillimit të lojës në fushë, ata tifoz serb të cilët ishin brenda në stadium, numerikisht mjaft që të ju dëgjohet zëri, nisën fyerjet dhe sharjet kundrejt lojtarëve shqiptarë ! Lojtarët tanë nxorën telefonat mobil dhe fotografonin ! Sikur e dinin se do të ndodhë diçka atë natë!

Me të hyrë dy skuadrat në fushë së bashku me arbritrat, si çdo kund në këso rastesh, intonohen himnet kombëtare! Himni i Shqipërisë u fishkëllye dhe ulurua deri në fund nga 35 mijë tifoz serb! Manifestuan tërë mllefin që kanë për himnin shqiptarë!

Nisi loja, çdo top që preknin lojtarët shqiptarë, tifozët serb fishkëllenin dhe ulurisnin „there, vraje, shqiptarin“! Nisi loja në favor të skuadrës serbe, shqiptaret mbroheshin mirë! Deri sa nisën të marrin fushën në „këmbët” e veta ku në dy raste kishin shansin edhe të shënojnë shqiptarët! Kjo si duket nuk ju pëlqeu tifozëve serb, nisën të hedhin fishekzjarr në fushë! Për një moment arbitri e ndërpret lojën dhe konsultohet me komisionin e UEFA-s! Dhe në min. 41 e ndërpret ndeshjen!

Në atë moment, u shfaq fluturakja (e njohur tani më si droni) e cila barte një flamur të kufijve ku jetojnë shqiptarët në Ballkan! I zbukuruar me dy figurat më të shquara të kombit Ismail Qemajlin në të djathë dhe Isa Boletinin në të majtë! Dhe çka ndodhi! Ndodhi tmerri në stadium, tifozët serb desh u çartën që panë atë hartë! Në ndërkohë, një lojtar serb e kap hartën dhe dëshiron ta shqyen, por vrapojnë lojtarët shqiptarë dhe ia marrin nga dora! Dhe aty ndodhi ajo që tani më edhe dihej para kohe! U futën tifozët serb në fushë, mbajtësit e rendit, policët u vërsulën mbi lojtarët shqiptarë! Lorik Cana edhe fizikisht qëroi hesapet me një tifoz serb! Në këtë rrëmujë, nuk kishte tjetër alternativë përveç se të iket në veshatore për të shpëtuar nga më e keqja! Edhe në tunelin e improvizuar lojtarët shqiptarë duke ikur kanë qenë të goditur nga policët!

Kryeministri i Shqipërisë paraprakisht ishte i ftuar nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç që të viziton Serbinë! Ky takim në mes dy kryeministrave do të ishte i pari pas 68 vjetësh ! Por ! Pas ngjarjeve në stadiumin e Partizanit, kryeministri i Serbisë i dërgoi mesazh homologut të tij Shqiptarë z. Edi Rama, që të prolongojë vizitën për një datë më vonë ! Përkundër faktit se gjithçka ndodhi kundër kombëtares Shqiptare dhe stafit drejtues ne Serbi, kryeministri Shqiptar këmbënguli të viziton Serbinë në datën e caktuar paraprakisht ! Nuk reaguam sepse konsideronim se është politikisht korrekt dhe vis-a-vis homologut të tij do të dilte më i civilizuar para botës, dhe kjo zaten edhe ndodhi !

Megjithatë, homologu i tij Serb e prolongoi datën e vizitës, çka tani ?

Në ndërkohë, pritej vendimi i komisionit hetimor të UEFA-s lidhur me ngjarjet në stadiumin e Partizanit në Beograd !

Kryetari i UEFA-s z. Michel Platini paraprakisht paralajmëroi se ajo fluturakja mundet të kishte bartur bombë ! Dërgoi sinjal të qartë !

Kur të gjitha gazetat e sportit, dhe sportdashësit pritnin që të ndëshkohet nikoqiri me humbjen e lojës ne tavolinë, ndodhi ajo që askush nuk e priti ! UEFA ia jep pikët Serbisë me fitore ne tavolinë 3 :0, dhe ndëshkon të dyja kombëtaret me nga 100 mijë euro ! Paraqet kombëtaren Shqiptare fajtore për atë që ndodhi!

Po të isha unë kryeministër..

Do t’ia dërgoja një letër miqësore homologut tim serb Vuçiç duke ia bërë të qartë gatishmërinë time të parë për të vizituar Beogradin ! Mirëpo, pas vendimit kryekëput politik të UEFA-s, kjo vizitë nga ana ime anulohet. Nuk mund të toleroj Shqipëria të nënçmohet dhe fyhet në këtë mënyrë pa dhënë asnjë argument të shëndoshë pse ky vendim arbitrar ? Nuk lejoj që kombi im historikisht gjithmonë paqedashës kundrejt fqinjëve të vihet në pozitën e agresorit kur që e pa bota mbarë kush ishte agresori ! Ju i nderuar kryeministër dhe tërë aparatura juaj shtetërore dhatë kontribut të mjaftueshëm që të sillet një vendim i këtillë! Ne jemi faqebardhë para botës, sepse ata janë dëshmitarët më të mirë se kush ishte fajtori, e treguan edhe me reagimet e tyre pas vendimit arbitrar të UEFA-s! Takimin e anuloj pa datë të caktuar !

Me këtë anulim timin, ia bëj të qartë institucioneve Evropiane, që të ndërmarrin masa kundrejt personave që sollën këtë vendim krejtësisht politik kundër kombit tim dhe shtetit tim ! Ne nuk pranojmë fyerjen dhe nënçmimin !

Lajme të ngjashme

Back to top button