Gazësjellësi “Rrjedha e Jugut”, Brukseli kërkonë që Maqedonia të ndalojë projektin

Raportet e Maqedonisë me Rusinë, mos pranimi i sanksioneve ndaj Moskës dhe vazhdimi me përgatitjet rreth ndërtimit të gzësjellësit “rrjedha e jugut”, kanë shqetësuar Brukselin.

Maqedonia ka marrë vërejtje nga përfaqësuesit e Bashkësisë Evropiane për Energjitikë, për pasojat e mundëshme në proceset integruese nëse vazhdonë të mos pranojë sanksionet kundër Moskës, duke vazhduar përgatitjet për ndërtimin e gazësjellësit “rrjedhe jugut”, shkruan BE Observer.

Janez Kopac, kryetar i Bashkësisë Energjitike Evropiane, tha se marrëveshja e Maqedonisë me Rusinë për gazësjellësin nuk ëhstë në përputhje me ligjin evropian për energjitikë.

Sipas BE-së, modeli aktual sipas të cilës firma ruse “Gazprom” ka më së paku 51 për qind të aksioeneve, kontrollon prodhimin dhe shpërndarjen është në kundërshtim me rregullativën evropiane me të cilën ndalohet monopoli dhe ndikimi në cmim.

Në Shkup u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Gazpromit dhe qeverisë së Maqedonisë pas cka pasoi edhe deklarate Janez Kopacit. Në këtë takim të dyja palët shprehën besimin se gazësjellësi do të realizohet sipas planifikimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button