Si të merrni gjithë dashurinë e mundshme nga partneri

Përveç atyre që ju dini rreth burrit tuaj, merrini parasysh edhe këto gjëra në mënyrë që të mbani dhe të krijoni një martesë të dashur dhe të qëndrueshme.

Burrat asnjëherë nuk e thonë saktësisht se për çfarë kanë nevojë. Ndonjëherë ju ndiheni sikur të kuptosh mendjen e tyre,  do të thotë të deshifrosh shkrimet e piramidave egjiptiane. Kështu që përveç atyre  që ju dini rreth burrit tuaj, merrini parasysh edhe këto gjëra në mënyrë që të mbani dhe të krijoni një martesë të dashur dhe të qëndrueshme.

1. Ai ka nevojë për ju. Burrat tuaj mund të bëhen versionet më të mira të vetes suaj, pasi të kenë gjetur dikë që i do, i inkurajon dhe i sfidon për të qenë vetvetja në mënyrën më të mirë.

2. Ai është i brishtë. Gratë priren të jenë krijesa më emocionale, por burrat janë gjini më e brishtë. Ata janë protektorë nga natyra , mësojnë “artin e kapadaillëkut” në moshë të re, por kur ju nuk jeni më mbështetja e tij, ata kthehen në persona vulnerabël që shtrëngojnë zemrën e tyre, nga frika se mos lëndohet.

3. Ai do t’i japë botën personit të cilit i beson më shumë. Teksti i këngës “When a man loves a woman” duhet t’i  atribuohet “When a man trust a woman”. Në fakt, janë dy gjëra të ndyrshme. E gjithë zemra e një burri është në duart e personit të cilit i beson plotësisht. Jepini atij sigurinë për të cilën ka nevojë dhe do t’ju dojë çdo ditë të jetës suaj.

4. Ai mendon për seksin…shumë…por kjo është në avantazhin tuaj. Supozimi se burrat mendojnë për seksin çdo shtatë sekonda lë vend për diskutim, pasi shkencëtarët kanë zbuluar vetëm që mendimet seksuale në mendjen e meshkujve, kalojnë shumë më shpesh se në mendjen e grave gjatë ditës. Por në qoftë se ju kërkoni një burrë të përmbushur, i gatshëm të bëjë çdo gjë për gruan e tij, që nga larja e enëve deri tek gatimi i darkës, nuk do ta keni të vështirë. Një njeri i kënaqur seksualisht është mendjehapur dhe i kënaqur ta ndihmojë gruan e tij për çdo gjë që ajo i kërkon.

5. Ai çmendet kur ju mburreni me të (sidomos kur e dëgjon nga ju në lidhje me një palë të tretë).Ka tre arsye të mira pse duhet të mburreni për burrin tuaj, por më e rëndësishmja është se ai do të dojë të bëjë më shumë për ju. Vlerësojeni për atë ç’ka po bën dhe të jeni të sigurta që ai vazhdimisht do të dojë ta kalojë atë nivel.

Lajme të ngjashme

Back to top button