Të dielën akrepat e orës shkojnë një orë pas

Këtë të diel pritet të bëhet ndyshimi i orës. Kështu, në fund të tetorit kur në orën 03:00  akrepat e orës do të shkojnë në 02:00.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj europian ndryshimi i orës në Europë u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button