Otava, zbulohet atentatori xhihadist që vrau ushtarin italo-kanadez

Pas mësymjes në parlamentin kanadez në Otava, policia ka identifikuar ushtarin e vrarë: bëhet fjalë për Natan Çirilon, një italo-kanadez 24-vjeçar babai i një fëmije të vogël.

Sipas asaj që ka referuar familja e tij, i riu ishte anëtar i “Argyll and Sutherland Highlanders”, një regjiment i forcave të armatosura me bazë në Hamilton, në provincën kanadeze të Ontarios.

Ndërkohë policia ka zbuluar edhe atentatorin, i cili mbeti i vrarë pas përleshjes me armë zjarri me forcat speciale. Quhej Majkëll Zehaf Bibeau, qytetar kanadez i lindur në vitin 1982. Sipas disa funksionarëve amerikanë, 32-vjeçari ishte me origjinë nga Kebeku dhe ishte konvertuar në mysliman.

Lajmin e bëjnë të ditura disa medie nga SHBA-ja, sipas të cilave, 007-at atje i kanë paralajmëruar për gjithçka autoritetet kanadeze.  Sipas këtyre të fundit, Majkëll Zehaf Bibeau është një ndjekës i xhihadizmit.

Ajo që duhet të jetë një foto e tij, është postuar në profilin “Twitter” të Shtetit Islamik, e njëjta e ndjekur nga Martin Couture Rouleau, i riu kanadez, një fanatik i islamizmit, i cili vrau një tjetër ushtar kanadez, duke e përplasur me makinë pak ditë më parë.

Sipas burimeve të para, Zehaf Bibeau, me flokë të gjatë dhe të zinj, ishte i armatosur me një pushkë gjuetie, i veshur me rroba civile dhe me një shami tipike myslimanësh që i mbulonte pjesën e poshtme të fytyrës. Pikërisht siç shfaqet në atë që duhet të jetë imazhi i tij i postuar në “Twitter”.

Shërbimet sekerte kanadeze kishin marrë në korrik pasaportën e Zehaf Bibeau. Në bazë të asaj që referojnë mediet lokale, i riu konsiderohej “një person me rrezikshmëri të lartë”.

Ndërkohë në SHBA, Presidenti Barak Obama e ka dënuar sulmin në parlamentin kanadez, duke e cilësuar “një tragjedi”. “Jemi të tronditur nga sulmi, – vazhdoi Obama, – por duhet të jemi vigjilentë”./ GazetaShqip

Lajme të ngjashme

Back to top button