Sulmohet një i ri në autobus nga një grup personash
Një i ri është sulmuar fizikisht nga një grup personash në autobusin me numër 2 në bulevardin “Aradhet Maqedonase”, pas çka nga lëndimet e mara menjëherë është dërguar në qendrën urgjente në Shkup. Djaloshi ka marrë lëndime në kokë por është në vetëdije.
Nga Qendra urgjente e konfirmojnë informatën. Ata thonë se gjatë ditës djaloshi është pranuar në klinikë, por ende po kryhen kontrollet e nevojshme.