Nga e diela fillon llogaritja dimërore e kohës

Llogaritja dimërore e kohës fillon të dielën më 26 tetor, me zhvendosjen e akrepave të orës për një orë mbrapa, me ç’rast ora tre pas mesnate do të llogaritet dy.

Kalimi nga koha verore në dimër për herë të parë është vërejtur në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri më tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore. Më 21 maj të vitit 1916 Britania e Madhe duke e ndjekur shembullin e Gjermanisë për herë të parë e vendos llogaritjen verore të kohës. Zhvendosja e kohës në shumicën e rasteve bëhet natën midis së shtunës dhe së dielës, me qëllim që të mos shkaktohen probleme të mëdha për punonjësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button