PDSH, për buxhetin, BDI bëhet pjesëmarrëse në vjedhjen që ju bëhet shqiptarëve

Deputeti i PDSH Gazmend Aliu, nëpërmjet një konference për shtyp, ka bërë të ditur qëndrimin e grupit parlamentar për buxhetin e vitit 2015 për të cilën konsideron se financon projektet megalomane maqedonase, ndërsa për BDI-në konsideron se ajobëhet pjesëmarrëse e direkt në vjedhjen që ju bëhet shqiptarëve.

“Hipokrizi, fjalë dhe premtime boshe nga ana e BDI-së e karakterizuan edhe këtë buxhet edhe pse hapur nëpërmjet shifrave shihet qartë diskriminimi që ju bëhet shqiptarëve. Vazhdojnë të financohen projektet megalomane maqedonase nëpërmjet projektit Shkupi 2014, kurse në anën tjetër shqiptarët ngelen jashtë çfarëdo përkujdesje, në baltë e lloç, pa ujë për pije, pa rrugë e kanalizime, pa shkolla e çerdhe. Por krejt kjo nuk paraqet asnjë shqetësim për BDI-në pasi që të rehatuar në kolltukët e pushtetit e të shndërruar në milionerë si rezultat i korrupsionit dhe krimit të organizuar, tentojnë të paraqesin një situatë ku shqiptarët të zhytur në fukarallëk sipas BDI-së po jetojnë në bollëk dhe se vendbanimet shqiptare lulëzojnë”, thuhet në komunikatën e PDSH-së.

Më tej PDSH thuhotë: “Për të maskuar të vërtetën, BDI inskenoi incident me të vetmin qëllim heshtjen e opozitës shqiptare. Ua bëjmë me dije se ky do jetë mision i pamundshëm për BDI-në apo për këdo qoftë tjetër. Hipokrizia e Alisë se funksionarët e BDI-së nuk na qenkan engjëj, pa dhënë përgjegjësi për këtë përulje ku si rezultat i kësaj politike shqiptarët gjinden në gjendje të mjerueshme, janë vetëm fjalë boshe, retorikë apo siç thotë populli rrahje e ujit në havan”.

Lajme të ngjashme

Back to top button