Snowden hyn në Rusi

Anatoly Kucherena, avokati rus i ish-agjentit të CIA’s, Edward Snowden, deklaroi sot se, autoritetet ruse i kanë lëshuar klientit të tij dokumente të përkohshme të migrimit, të cilat ia mundësojnë largimin nga aeroporti moskovit, ku qëndroi mbi pesë javë.

“Unë sapo ia dorëzova atij dokumentet e Shërbimit Federal të Migracionit (FMS), përmes të cilave ai mund të dalë nga zona e transitit”, sqaroi Kucherena për agjencinë Interfaks.

Sipas agjencisë RIA Novosti, Snowden tashmë është larguar nga aeroporti.

Snowden qëndroi në zonën transitore të aeroportit Sheremetyevo që nga data 23 korrik, ndërkohë që më 16 korrik kërkoi azil të përkohshëm në Rusi.

Snowden tani mund të qëndrojë brenda territorit rus, dhe atë në cilëndo qendër të aplikuesve për azil në këtë vend, dhe atë derisa në shqyrtimin e plotë të kërkesë së tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button