Nuk do të jetë e largët dita kur platformë e Maqedonisë do të jetë aleanca me Rusinë

Përkundër deklarimeve se Maqedonia është e përkushtuar për integrimin e vendit në BE, në të njëjtën kohë herë pas here shpaloset opsioni rezervë. Analistët vlerësojnë se nuk do të jetë e largët dita kur në platformën politike të subjekteve maqedonase do të jetë alenca me Rusinë.

Ish-diplomati Risto Nikovski, konsideron se mungesa e vullnetit të BE-së për zgjerimin e saj në Ballkan, nxjerr në sipërfaqe interesimin e Moskës për këtë pjesë të rajonit.

Kjo, sipas tij, dëshmohet me vizitën e presidentit rus, Vlladimir Putin, në Beograd. Ai beson se interesim i Moskës për Ballkanin mund të përshpejtoj procesin integrues.

“Interesi në rritje i Moskës për rajonin mund të përshpejtojë procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE, pasi ato do ta kuptojnë se nuk ka lojë me këtë çështje. Pra, është fakt se Rusia dëshiron të rrisë ndikimin në rajon, ndërsa në këtë kuadër kemi edhe angazhimin e saj që shtetet e rajonit të jenë sa më larg anëtarësimit në NATO. Unë mendoj se bashkëpunimi me Moskën duhet të vazhdojë të thellohet. Pse të mos kemi marrëveshje të tregtisë së lirë? Kjo do ishte mirë për ekonominë tonë pavarësisht rrethanave tjera, thotë Nikovski për REL.

Ish-diplomati Alajdin Demiri thotë se nuk do të jetë e largët dita kur platformë e Maqedonisë do të jetë aleanca me Rusinë.

“Deklarimet e fundit të ministrit të Jashtëm, Lavrov, se Ballkani rrezikohet nëse anëtarësohet në NATO, duke pasur parasysh vizitën e fundit të presidentit rus, Putin, në Beograd, si dhe tendencat e Serbisë se do të jetë edhe me BE-në edhe me Rusinë, që është e pamundur dhe e pakuptimtë, unë mendoj se pas raportit të ardhshëm të progresit që po ashtu do të jetë negativ, Maqedonia do të ndryshojë kursim dhe së bashku me Serbinë do të pozicionohet në një aleancë për të thellë me Serbisë“, thotë Demiri.

I pyetur të komentojë pozicionin shqiptar në një situatë të tillë, Demiri thotë se ata do të jenë në pozitë më të pavolitshme për shkak të orientimit të tyre properëndimor dhe pafuqisë së subjektit politik shqiptar për të bërë më shumë në drejtim të integrimit euroatlantik të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button