Ramadani drejt sukseseve të reja

Fotografi i ri nga Shkupi, Omer Ramadani pas sukseseve me fotografi si duket nuk e ka ndërmend të ndalet.

Në një prononcim për Portalb, djaloshi i ri nga Shkupi tha se përpos fotografisë është duke punuar edhe videoklipin e parë të një reperi shkupjan.

Omer Ramadani njihet më së shumti në publikun shkupjan, ai ka fotografuar edhe personalitete të shumta dhe yjet e estrades në shumë koncerte.

Ai shpreson që një ditë të punon me yje të ekranit e të spektaklit në Amerikë dhe të njihet si një promovues i së bukurës./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button