T’i lihet dora zgjatur, shovinistëve

Se çka ndodhi në ditën historike të 14 tetorit gjatë ndeshjes futbollistike mes kombëtares sonë Shqipërisë dhe Serbisë, nuk do shumë shtjellim për t’ua qartësuar të tjerëve pasi që e tëra është parë, regjistruar dhe zhvilluar para miliona spektatorëve gjatë kohës që po ndodhte e më vonë edhe nga shumë të tjerë me anë të fotografive dhe inçizimeve nga mediat e njohura ndërkombëtare. Por, pas gjithë kësaj e rëndësishme është të merremi me faktin se si po trajtohet tërë ajo që ndodhi mbrenda një arene që më shumë i ngjasonte një beteje gladiatorësh, ku shqiptarët ishin pothuajse duarlidhur në mesin e afër 35 mijë monstrumëve që nuk kursyen asgjë për ta shprehur urrejtjen e ngulitur në zemrat e tyre tash e sa shekuj.

Nuk mund ta përbijmë lehtë faktin se nga figura me ndikim në Europë siç është Platini në sferën sportive e Maja Kocijançiç në sferën politike, kjo e fundit zëdhënëse e baroneshës Ashton, e cila është ajo që më së shumti po merret me “pajtimin” e shqiptarëve dhe serbëve. Platini duke u munduar të i hedhë hi syve të gjithëve, merret me insinuatën se çka do të ndodhte nëse “droni” do të sillte një bombë dhe jo një banderolë, e në të njejtën kohë abstrahon dhunën fizike, psikologjike, emocionale, e shpirtërore që e ushtruan serbët ditë përpara ndeshjes, me ndalesën për tifozët KUQeZI e më vonë pas arritjes së lojtarëve tonë atje, hyrjes në stadium, vërshëllimave gjatë himnit kombëtar, sulmeve me gurë, me karrige e me fishekzjarre, dhunës së ushtruar nga lojtarët, stjuardët dhe policët serbë, e mbi të gjitha thirrjeve raciste dhe shoviniste të të gjithë masës “ubi zakolji da Šiptar ne postoji” – “ Vrite, prite, që Shqiptar mos të ekzistojë”. Nuk çuditem shumë me Platinin pasi që kaherë e ka treguar bindjen e tij, më shqetësuese duket deklarata e Kocijançiç se autoritetet serbe u treguan profesioniste në menaxhimin e situatës. Hamendësoj se çka do të thoshte për zëdhënësen e Ashtonit keq-menaxhim i situatës, ndoshta ndonjë vrasje e njërit nga lojtarët shqiptarë?! …që kishte menduar se po shkonte për të luajtur futboll e jo në terrenin më armiqësorë në botë, që më së paku kishte të bënte me sportin.
Pyetja që po trajtohet më së shumti gjatë kësaj jave është se a duhet të shkoj kryeminstri Rama në Beograd, në takimin e 22 tetorit? A duhet t’i shtërngojë duart me elitën politike serbe? …që asnjëherë nuk e dënoi dhunën e së martës dhe koret raciste për “zhdukjen” e popullit të kryeminstrit Rama, shpifjet për vëllaun e tij, e më së keqi etiketimin e Shqipërisë se i duhen shekuj për t’u bërë shtet dhe shqiptarët njerëz. Ironik dhe injorues është edhe gjesti i ministrit të jashtëm serb Daçiç, i cili nuk ia hapi fare telefonin homologut të tij shqiptar Ditmir Bushati. A ia vlen të shkohet për vizitë, në një vend si Serbia pas gjithë asaj që ndodhi, pa kaluar as 10 ditë nga fyerjet dhe tentim-poshtërimi kombëtar që donin të na bënin? – mendoj se jo. Jo, për shkak se u vërtetua se Serbia dhe serbët nuk kanë ndryshuar fare, se kur vie te kontakti me shqiptarët ata i heqin maskat dhe e shfaqin sëmundjen kronike ndaj kombit tonë, se Serbia dhe serbët janë po të njejtit barbarë, që na vranë e masakruan shekuj më parë e  deri në luftën e fundit, se serbët janë tinzarë e të prejnë në besë, siç bënë edhe të martën kur policët e shumtë në numër më shumë i bënë presion lojtarëve se sa ofruan siguri, madje edhe i rrahën, se elita politike serbe është pasardhëse e praktikuese e devotshme e politikës gjenocidale të Milosheviçit, se Serbia dhe serbët ende i kanë sytë nga Rusia dhe jo nga Europa, se serbët janë po ajo fundërrinë që kurrë nuk e ka lënë rehat Ballkanin dhe se po t’i jepej mundësia përsëri ashtu do të vepronte.

Por, ajo që dua të them është se, pse vallë ky qëndrim i europianëve karshi nesh dhe karshi serbëve? Dihet qartë se gjithmonë në mesin e dy shteteve, një palë e tretë më shumë ia ka hallin shtetit që e luan të fortin se sa atij që e luan servilin. Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, elita e saj politike me pranimin e pakos së Ahtisarit e më vonë me pranimin e gjashtë-pikëshit të Ban Ki Moon-it e marrëveshjeve tjera të dëmshmë për shtetësinë e Kosovës ka shfaqur servilizmin e saj karshi Europës në vend se të shfaqtë vendosmërinë e saj e seriozitetin si shtet, i cili nuk do të pranonte të negocionte me një shtet agresor si Serbia, që ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve dhe ende ka shumë të zhdukur që ndodhen me gjasë në Serbi e nuk tregon për fatin e tyre. Me këto vendime Kosova ia ka dhënë mundësinë Serbisë që ta luaj të fortin, gjë që i ka sjellë asaj përfitime të mëdha si: liberalizimi i vizave, marrja e statusit të kandidatit për antarësim në Bashkimin Europian, barrikadimi i Veriut, asociacioni i komunave serbe brenda Kosovës, etj. Diplomacia dinake serbe duke qenë në pozitën e agresorit, dhunuesit e pushtuesit arriti të fitonte tërë këto favore, merreni me mend se çka do të përfitonte ajo po të ishte në pozitën tonë.

Mendoj që kryeministri i Shqipërisë është i obliguar nga situata e krijuar, ta marrë në dorë bajrakun e përfaqësimit të shqiptarëve, të i tregoj Europës dhe botës se shqiptarët kanë fuqi dhe kanë vullnet për antarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, por tashmë jo duke u nënshtruar e duke e bërë servilin, por duke i treguar elitës politike serbo-sllave se shqiptarët u ndjenë të ofenduar me atë që ndodhi të martën, se shqiptarët gjithmonë ndjehen krenarë që janë të tillë, dijnë të mbrojnë simbolet e tyre kombëtare dhe e mbrojnë njëri-tjetrin edhe me jetë nëse është nevoja. Është momenti që serbëve t’ua lëmë zgjatur dorën e përgjakur me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm, është momenti që Serbia të ndjehet e turpëruar para botës me pafytyrësinë e saj, ta pranojë e dorëzuar, vendimin e UEFA-së për humbjen e ndeshjes me rezultat zyrtar dhe përjashtimin e saj nga garat, e që do t’i shërbente asaj të reflektojë, të rishikojë pozitën e saj në politikën europiane dhe së fundi ta pranojë humbjen e saj si në luftë, në politikë, ashtu edhe në fushë, karshi shqiptarëve. Europa i do e i rrespekton shumë më shumë të fortit se servilët, andaj është koha që të ripozicionohemi dhë të marrim qëndrimin që gjithmonë e kemi pasur, të tregojmë se jemi pasardhës të Isa Boletinit, kujtoj thënien e tij: “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia!”

Nuk mund të kalohet pa u përmendur edhe momenti që nuk la pa e rrënqethur asnjë shqiptar në botë, valëvitja e “AUTOCHTHONOUS”  me Shqipërinë Etnike dhe me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në të, që më shumë se kush e ngriti, ka rëndësi simbolika që ai flamur bart’te, kënaqësia e krenaria që ai na dhuroi kur valonte para mijëra horrave serb, trimëria që djelmoshat tanë e treguan, loja që e luajtën, e mbi të gjitha përfaqësimi dinjitoz para botës i një populli fisnik siç janë SHQIPTARËT!

“O sa mirë me qenë shqiptar, o hej!”

Lajme të ngjashme

Back to top button