OSBE për lirinë e medias, harton strategjinë e Etikës së Mediave

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias Dunja Mijatoviç dorëzoi sot strategjinë dy-vjeçare që përfshinë pikat e veprimit për Këshillin e sapo-themeluar të Etikës së Mediave (KEM).

“Me këtë strategji vihet në vend baza për punën e Këshillit si një mekanizëm vetërregullues,” tha Mijatoviç. “Zbatimi i suksesshëm i strategjisë tani në masë të madhe varet nga mbështetja e plotë nga të gjithë anëtarët e mediave në vend. Unë besoj se Këshilli do të ketë mbështetjen e tërësishme nga gjithë subjektet në sektorin e medias.”

Dorëzimi i strategjisë vjen pas dy punëtorive të mbajtura në korrik dhe tetor të këtij viti me përfaqësues nga Zyra e Përfaqësueses së OSBE-së për Lirinë e Medias, ekspertit të pavarur Dieter Loraine, Misionit të OSBE-së në Shkup, dhe Këshillit të Etikës së Mediave. Në këto punëtori palët kanë rënë dakord lidhur me përpilimin e statutit, kodit të etikës, strukturat e punës dhe procedurat e ankimimit  të shoqëruar me një buxhet dy-vjeçar që nevojitet për fillimin e punës së këtij organi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button