Ekskluzive: Ja takimi i Pranverës me djalin Erionin (Foto)

 

Kjo është një fotografi e realizuar pak minuta më parë ku shihet e ëma e Erion Zemës, Pranvera, në përqafim të djalit të saj.
8 vjeçari, Erion Zena, ishte marrë nga i ati në Siri. Rasti i tij kishte shqetësuar gjithë popullin e Kosovës, duke parë se ai shihej në shoqërinë e luftëtarëve të ISIS-it.E ëma e tij Pranvera, kishte lutur bashkëshortin e saj që t’ia kthente djalin.
Ndërkaq, kthimi i Erionit nga Siria, përveç nga e ëma po kërkohej edhe nga shumë kosovarë.
Kthimi i 8 vjeçarit Erion Zena nga Siria, është realizuar nga Agjencioni Kosovar i Inteligjencës.
Ndërkaq sonte në orët e mbrëmjes, u dha lajmi se Erioni është kthyer nga Siria. Kthimin e tij, e ka bërë Agjencioni Kosovar për Inteligjencë, me anë të një aksioni të jashtëzakonshëm të realizuar në Siri.
Presidentja, Kryeministri dhe shumë politikanë të tjerë kanë përshëndetur këtë aksion të AKI-së, ndërkaq janë shprehur të emocionuar se “që nga nesër, Erioni mund të kthehet në klasën e tij”.

Lajme të ngjashme

Back to top button