Teksas, rasti i dytë me Ebola, infektohet infermieri

Një tjetër person i shërbimit shëndetësor është prekur nga virusi i Ebolas në Teksas, duke shënuar rastin e dytë në pak ditë.

Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti Shërbimeve Shëndetësore të Teksasit.

Personi i infektuar, i cili kujdesesj për kolegun tjetër të infektuar, Thomas Eric Duncan, është izoluar menjëherë pasi u raportua me ethe dhe temperaturë të lartë.

Në deklaratë thuhet se pacienti është intervistuar nëse ka patur kontakte të dyshimta me persona apo ekspozime të mundshme me njerëz që janë në monitorim për sëmundjen e Ebolas.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër infermiere, 26-vjeçarja Nina Pham, u bë personi i parë i shërbimit shëndetësor i infektuar nga Ebola në Shtetet e Bashkuara pasi kujdesej për kurimin e Duncan gjatë 11 ditëve të tij në spital, ku më pas edhe u nda nga jeta.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha në një deklaratë se po kryen testet paraprake edhe për një tjeter pacient të dyshuar me Ebola.

Në një deklaratë qendra thotë se tashmë rreziku për punonjësit shëndetësor si mjeke dhe infermiere është i lartë dhe ndaj janë masat dhe hapat e lartë për minimizimin e rriskut./ oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button