Tetë veta janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Tetovë

Tetë veta janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Tetovë. Në këtë aksident janë ndeshur dy vetura njëra e tipit “Ford” që drejtohej nga 24 vjeçari M.R  dhe “Jugo” që drejtohej nga 26 vjeçari R.V. Nga aksidenti janë lënduar dy vozitësit dhe bashkudhëtarët e tjerë katër të cilët ndodheshin në veturën “Jugo”.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në  spitalin e Tetovës ku u është dhënë ndihma e parë mjekësore . Tre prej të lënduarve janë ndalur për trajtim të mëtejshëm mjekësorë ndërsa të tjerët janë lëshuar në shtëpi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button