Taseva: Korrupsioni po bëhet kulturë e sjelljes në Maqedoni

Kryetarja e Transparency International Maqedoni Sllagjana Taseva thotë se pajtohet me deklaratën e ambasadorit Pol Volers se është qesharakë por edhe trishtuese ajo që në Maqedoni në vitin 2013 asnjë person nuk është dënuar për korrupsion.

“Vërtet është për keqardhje që nuk kemi asnjë të dënuar për korrupsion sepse ne kemi problem serioze me korrupsionin dhe që është e nënvizuar në raportet ndërkombëtare. Të gjithë themi se kemi problem me korrupsionin. Së paku duhet të kemi 7 persona të dënuar për këtë vepër penale. Nuk duhet ta anashkalojmë këtë problem dhe ta fshehim jo-efikasitetin e institucioneve për tu përballur me këtë dukuri”, deklaroi Taseva.

Ajo tha Komisioni për Antikorrupsion ka për detyrë të ndjekë personat që janë për momentin ën qeveri dhe duhet kjo të jetë prioritet e jo të merren me ish funksionarët.

Në Transparency International Maqedoni për dy vite kanë arritur më shumë se 1.300 ankesa nga qytetarët për korrupsion.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ashtu eshte. Fakt i gjalle eshte emèrimi per drejtore te ardhurave publike ne Tetove te Gjylsime Kasami e cila u largua prej detyre disa vite me pare me dosje koruptive . Njeashtu emerimi i kryeshefit te DAP Tetove te Mixhaitit eshte skandal.

Back to top button