Shënohet Dita ndërkombëtare e Shkopit të bardhë

Personat e verbër sot e shënojnë 15 Tetorin, Ditën ndërkombëtare të Shkopit të bardhë. Në organizim të Lidhjes nacionale të të verbërve të Republikës së Maqedonisë, sot krahas shumë aktiviteteve, personat e verbër do të dhurojnë gjak në aksionin për dhurim të gjakut të quajtur “Të verbërit për komunitetin”.

Do të mbahet edhe defile e personave të verbër, e cila do të fillojë nga shatërvani “Aleksandri i Madh” në sheshin Maqedonia deri te Shtëpia e organizatave humanitare “Dare Xhambaz” ku në holl do të ketë ekspozitë të hapur.

Lidhja nacionale e të verbërve e Republikës së Maqedonisë më shumë se 68 vjet funksionin si organizatë nacionale humanitare invalidore, jopartiake, joprofitabile me rëndësi të veçantë shoqërore.

Në Lidhjen nacionale të të verbërve të Republikës së Maqedonisë janë të anëtarësuar më shumë se 2.500 persona të verbër.

Lajme të ngjashme

Back to top button