Tensionohet situata në Veri, të shtëna me armë zjarri

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kombëtares shqiptare ka ngritur tensionet edhe në Veri të Mitrovicës, madje duke pas edhe të shtëna me armë zjarri.

Këtë për Indeksonline e ka thënë edhe zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës së Jugu, Avni Zahiti, duke thënë se nuk ka informata nga Veriu, por vetëm se po dëgjohen të shtëna.

“më herët ka pas raportime për të shtëna nga andej që janë dëgjuar. Në pjesën veriore janë dëgju, por nuk e di se ku”, tha Zahitit për Indeksonline.

Ai më tej, tha se për pjesën jugore, gjithçka është nën kontrollë dhe se nuk ka ndonjë incident, pos qytetarëve më të shumtë që vërehen. Ai thotë se në Urën mbi lumin Ibër nuk ka qytetarë.

“Në pjesën Jugore, ka një masë të konsiderueshme, por nuk ka ndonjë incident deri më tash. Në urë nuk ka qytetarë nga ana jugore, ndërsa sa i përket pjesës veriore, nuk kam informata”, tha për Indeksonline Avni Zahiti./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button