Live nga Beogradi: Asnjë flamur shqiptar ende s’ valvitet në bulevard, mediat online gënjejnë për tifozerinë

Vetëm pak orë ndajnë sfidën “epike” mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Sipas korrespondentit të opozita.com Bujar Hasanaj gjendja nuk shfaqet aq entuziaste sa vazhon të thuhet nëpër mediat e ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë. Megjithatë, Beogradi vazhdon të jetë i qetë, deri në mesditë nga policia nuk është raportuar asnjë incident mes tifozave shqiptar dhe atyre serb.

Pavarësisht informacioneve të shumta që vinë nga mediat online, deri në orë 2: 41 minuta të ditës së sotme në asnjë rrugë të Beogradit nuk është vënë re një flamur i vetëm shqiptarë të valvitet. Edhe pse Serbia ka hedhur qindra forca police për të siguruar një mbarëvajtje korrekte të kësaj sfide entuziasmi i kuqezinjëve ende nuk po ndihet.

Mësohet, se në stadiumin e Partizanit të Beogradit do të lejohen flamujt dhe simbolet e kombit shqiptar të jenë prezente në praninë e qindra forcave speciale të policisë serbe./ Opozita.com

Lajme të ngjashme

Back to top button