Volers: Në Maqedoni asnjë i dënuar për korrupsion

Ambasadori I SHBA-së në Shkup, Pol Vollers, nëpërmjet një shembulli në vendin e tij, për një guvernator të gjykuar për korrupsion tërhoqi një paralele se sa i përket korrupsionit askush nuk mund të ketë imunitet ndaj ligjit, pa arrë parasysh se në çfarë pozite është, nga cila parti vjen.

“Në Maqedoni gjatë vitit 2013 Komisioni Shtetërorë për Anti korrupsion  ka hulumtuar 228 raste. Ky numër nuk është aspak I vogël duke pasur parasysh madhësinë e Maqedonisë. Vetëm shtatë veta u akuzuan, prej tyre nuk u dënua askush, kjo do të thotë se korrupsioni në Maqedoni është e barabartë me zero dhe nuk është qesharake, por më shumë është e dhimbshme”, tha ambasadori amerikan Poll Vollers.

Lajme të ngjashme

Back to top button