Kompani vendore dhe të huaja do të prezantohen në panairin e Shkupit

Rreth 400 kompani vendore dhe të huaja do të prezantohen në edicionin e 40-të të Panairit ndërkombëtar të metalurgjisë, elektronikës, energjetikës, jometaleve, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes – Tehnoma 2014, që do të mbahet prej sot e deri më 18 tetor në Panairin e Shkupit. Njëkohësisht do të hapen edhe manifestimi i specializuar i panairit Transport dhe logjistikë, Panairi i 15-të ndërkombëtar i zejtarisë dheekonomi të vogël dhe Ekspozita e 35-të ndërkombëtare e inovacioneve – Makinova.

Në përqëndrim të Tehnoma 2014 do të jetë energjetika, ndërsa do të prezantohen arritjet më të reja në sferën e teknologjisë këmbimit ndërkombëtar. Janë paralajmëruar prezantime të organizuara kombëtare. Në stendat e tyre do të prezantohen 15 kompani nga Hungaria dhe nëntë nga Austria.

“Ky manifestim i panairit ndërkombëtar çdoherë i nevojitet ekonomisë, ndërsa për këtë flet fakti se e gjithë hapësira disponuese e Panairit të Shkupit çdo vit përmbush kapacitet me sipërfaqe prej 12.000 metra katrorë. Konfirmim i karakterit ndërkombëtar të Tehnomas janë pjesëmarrjet e kompnive nga e gjithë Evropa dhe më gjërë nga bota”, theksojnë nga Panairi i Shkupit.

Edicioni i tretë i Panairit për transport dhe logjistikë, madje, do të bashkojë mbi 20 kompani të mëdha vendore dhe të huaja, porte, hekurudha, asociacione transportuese, qendra logjistike, terminale dhe depo doganore, prodhues të automjeteve transportuese dhe sisteme. Në hapësirën e brendshme ekspozuese prej 1.500 metrash katrorë në Metropolis arenën e Panairit të Shkupit do të prezantohen kompani dhe asociacione transportuese dhe logjistike nga Maqedonia, Shqipëria, Gjermania, Austria, Zvicra, Suedia, Sllovenia dhe Greqia. Në mesin e të paraqiturve janë Hekurudhat e Maqedonisë Transport, porti shqiptar Durrës, format transportuese dhe logjistike “Fershped”, Quehenberger Logistics, Blue Bell Maritime, MSC, Sigma logistik, Translog, Viktoria shped. Nga asociacionet transportuese prezantohen SIZ “Makedonija soobraqaj AMERIT”, e cila edhe sivjet është partnere e manifestimit, ndërsa anëtaret e së cilës do të ekspozojnë edhe në mënyrë të pavarur. Në hapësirën e jashtme ekspozuese në sipërfaqe prej 700 metrash katrorë është paralajmëruar  prezantimi i importuesve të automjeteve transportuese Cargomax-Iveco, DM Trans, MAN Importer Makedonija dhe Olimpija Motors.

Në ekspozitën e zbulimeve, sipas paralajmërimeve të Panairit të Shkupit, inovatorët e Maqedonisë do të prezantohen me 76 zgjidhje inovative nga sfera të ndryshme. Do të prezantohen edhe 20 zgjidhje inovative të autorëve nga asociacione nga BeH-ja, Serbia, Kroacia dhe Bullgaria. Organizator është Lidhja e zbuluesve dhe autorë të avancimeve teknike të Maqedonisë. Do të mbahen edhe punëtori me karakter edukativ dhe informativ për mënyrat e mbrojtjes së pronësisë industriale, por edhe për mundësinë për financim të zbulimeve dhe inovacioneve të inovatorëve të Maqedonisë nga fonde vendore dhe për mundësitë për aplikim të projekteve në fondet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button