Berisha: Sirenat e varfërisë dhe mjerimit dëgjohen në mbarë vendin

Studimet e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera serioze ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN, japin të dhëna tronditëse për rritjen e shpejtë të varfërisë, mjerimit, papunësisë, borxheve të familjeve shqiptare.

Kështu shkruan ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.

Sipas Berishës, dyshja Rama-Meta çdo ditë e më shumë për vete dhe rrethin e tyre dhe kapardisen me suksese imagjinare.

Deklarata e plotë e Sali Berishës

Në mbarë vendin po ulërijnë sirenat e varfërisë dhe mjerimit! Rama – Meta dhe kupola e tyre majmen çdo ditë!! Të dashur miq, studimet e Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera serioze ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN, japin të dhëna tronditëse për rritjen e shpejtë të varfërisë, mjerimit, papunësisë, borxheve të familjeve shqiptare. Ndërkohë Rama – Meta majmen çdo ditë e më shumë për vete dhe rrethin e tyre dhe kapardisen me suksese imagjinare. Këto studime faktojnë se pas një viti qeverisje të aleancës Rama – Meta, 33% e shqiptarëve janë zhytur në varfëri nga 13.5 që ishin një vit më parë. Papunësia është rritur, sipas një ankete, në 40%, numri i familjeve shqiptare në borxhe është dyfishuar dhe ka arritur në 60%. Ndërkohë janë rritur me 105% vetëvrasjet, janë rritur nga 38 raste në 380 raste vjedhjet dhe grabitjet me armë në rrugë, banesa, biznese. Janë rritur me 4 – 5 herë numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE. Sirenat e varfërisë dhe mjerimit me tingujt e tyre therës e lemeritës po ushtojnë në mbarë vendin. Po zhytemi me shpejtësi drejt skenarit grek.

Shkaqet kryesore të reçesionit dhe krizës që ka pllakosur me shpejtësi ekonominë e vendit qëndrojnë në:

1- Rritjen e taksave dhe goditjen e klimës së biznesit, investimeve private të vendit dhe të huaja
2- Korrupsioni qeveritar dhe lukunisë se rilindasve, duke filluar që nga krerët Rama – Meta tek niveli me i ulët në administratë, aplikojnë në çdo dhe për çdo vendim, akt, dokument, gjobën që në nivelet më të larta, ku rastin e kompanive të mëdha shkon nga 1 – 5 milionë euro.
3- Bllokimi i investimeve publike nga qeveria
4- Tritoli, matrapiku mbi ndërtimet në mbarë vendin dhe ndalimi antikushtetues i ndërtimeve nga njeriu që qetëson shpirtin dhe shpërthimet e tij psikike duke rrënuar shtëpitë, lokalet, pallatet me leje të kundërshtarëve politike.

Kohëra të vështira, por më të rënda na presin. Le të shkulim çibanin nga burojnë këto të zeza, të shpëtojmë vendin sa nuk është vonë nga klika Rama – Meta!!/ SotNews

Lajme të ngjashme

Back to top button