Në udhëkryq

Imazhi i qeverisë vazhdimisht shkon kah zbehja. Ka kaluar koha kur rejtingu i saj shkonte lartë proporcionalisht uljes së vlerave të moralit shoqëror. Tani kur udhëheqësit e saj hapin gojën të thonë diçka shumica e njerëzve mbyllin veshët. Në fakt, ata edhe ashtu një gjë flasin, të dytën mendojnë, të tretën punojnë, kurse të katërtën reklamojnë. Rezultate të saj gjatë këtyre nëntë viteve janë vetëm kurthet, shantazhet, diskvalifikimet, borxhimet dhe shumë veprime tjera djallëzore. Për këte ajo ka në dispozicion rrjetë profesionale tejet mirë të organizuar, e cila mbështetet nga finansa të mëdha, që sado pak të kompenzoj zbrastirën nga debakli në të gjitha sferat.

Partite shqiptare , tani më jo vetëm që nuk identifikohet me interesat shqiptare, por çka është shumë më tragjike, ato edhe më shumë ndihmojnë projektet anti-NATO e anti-UE të VMRO-së! Mbetet enigmë se çka fshehet pas një servilizmi dhe steriliteti kaq të madhë politik! Analistët me të drejtë prezentojnë fakte trishtuese për ate se si të gjitha investimet e jashtëme të lobuara nga qarqe qeveritare, ekskluzivisht orientohen nga lindja e shtetit, a gjithë kohën kemi ministra të ekonomisë shqiptar! A nuk i vret ndërgjegja keto politikan se shumë të rijë nuk humbën jetën në luftë që moshatarëve të tyre t’u humbet ardhëria në paqë?! A nuk mendojnë se rreth dy qind mijë shqiptar këto dhjetë vite janë dëbuar përgjithmonë në Perëndim?! A nuk brengosen se shumë shpejt do të duhet të ballafaqohen e të japin llogari për këso veprimesh që drejtëpërdrejtë kanë goditur popullin në emër të të cilit thirren?!

 

Por, ja që një personalitet që udhëheq me një resor që në një vend demokratik nuk paraqet kushedi ç’far funksioni me peshë, madje brenda një minuti mund të zavendësohet me tjetër, te ne ky personalitet na është shndërrua në ,,lider,, të paprekshëm edhe pse i padukshëm. Ai është në të njëjtën kohë edhe person i parë i shtetit, edhe i mesëm edhe i fundit. Pa te s,bëhet gjë. Madje as qe mund të merret frymë. Ai është politikbërës, ai është lider suprem (edhe pse në hije), ai është vet policia, vet ushtia, vet finansat, vet bizneset, madje edhe vet popull. Kurse ne të gjithë në shërbim të tij. A në fakt është vetëm një eminensë gri i thjesht, por që nuk mund t’i rezistojnë ata që kanë hy në shemën e tij. Ky person udhëheqësit Shqiptarë i ka shndërrua në një marionetë komiko-tragjike dhe asnjë lëvizje s’mund të bëhet jashtë duarve të këtij “patroni” të paprekshëm.

Vlenë të analizohet për ate se prej kah ky personalitet thithë aq fuqi të madhe vendosëse, a ushtron një funksion pak a shumë margjinal për një shtet demokratik?! Si duket autoriteti i tij imponohet mbi gjithëkënd që merr frymë në pushtet dhe shtet. Jemi të mendimit se nuk është fjala për autoritet politik që buron nga udhëheqja me një drejtori jo aq të rëndësishme, por për autoritet që është i lidhur për shumë segmente tjera që edhe për një kohë do të mbeten enigmë.

T’i këthehemi qeverisë tani më me një imazh të zbehur, por akoma me fuqi që buron nga thellësia e ndonjw pusi tw thellw. Në kuloare bisedohet se prijësit maqedonas lavdohen me të madhe për ate se në çfar gjendje i kanë sjellë udhëheqësit Shqiptarë. Lëvdohen për ate se si vendin i cili gjendej në prag të NATO-s dhe UE-së e kanë këthyer kah Rusia e Putinit. Madje instalimet mediale të pushtetit as që e fshehin këte, përkundrazi ata shumë haptazi dhe me shumë sukses janë duke e bërë këte punë. Lëvdohen për dresurën që ua kanë bërë dhe ua bëjnë liderëve Shqiptarë dhe popullit të tyre. Madje edhe kur i shkelin, kur i burgosin, kur i nënçmojnë e malltretojnë, atyre aspak të mos u ndihet zëri.

Besoj se ka ardhur koha për ndryshime dhe për diçka të re. Secili nga ne ka një qëllim apo pretendon në diçka që kërkon ta realizojë. Ne kemi të lindur që të ndjekim synimet tona, Nëse nuk luftojm për to, ne heqim dorë nga to. Për më tepër, një nga detyrat tona më të larta dhe më të nderuara është të jemi fitimtarë, ngase ajo nga natyra na takon. Te njerëzit e thellë, ashtu si në puset e thella, duhet një kohë përpara se diçka të prek fundin. Për çdo gjë duhet pritur mjaftueshëm, por jo edhe jashtë çdo rezoni kur gjithçka na shembet mbi ne.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button