Mediat greke: Austria bën presion për Shkupin

Pothuajse të gjitha mediat greke e publikuan deklaratën e ministrit austriak të Punëve të Jashtme Sebastijan Kurc, i cili kërkoi që këshilli i BE-së të heq dorë nga bllokada ndaj Maqedonisë.

Me titujt “MPJ-ja austriake ankohet për Greqinë, “Austria i bën presion Shkupit”, “Provokim nga ministri austriak i Punëve të Jashtme”, mediat greke e transmetojnë kumtesën e Kurc për raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendeve nga Ballkani Perëndimor.

“Për fat të keq druajtjet e mia konfirmohen. Bllokada e përhershme e fillimit të negociatave inkuadruese me Maqedoninë, të shkaktuar nga kontesti i pazgjidhur për emrin me Greqinë, i vë në pikëpyetje tani rezultatet e arritura, Në mënyrë afatgjate kjo mund të çojë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit. Për shkak të kësaj i bën thirrje Këshillit që ta ndërprej bllokadën rreth kësaj çështje”, kërkoi Kurc.

Për mediat greke me qëndrim të këtillë, shefi i diplomacisë austriake ka hapur front për Greqinë.

“Imersia” shkruan se Kurc sërish ka shfaqur shpresë se Greqia do të ndërpresë me bllokimin e Maqedonisë për shkak të çështjes për emrin, qëndrim, të cilin për herë të parë e shprehu në fillim të janarit të këtij viti, vetëm disa javë pasi që ka ardhur në funksion.

Lajme të ngjashme

Back to top button