Kobani rrezikon fatin e Srebrenicës

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka paralajmëruar se qyteti i rrethuar i Kobanit në Siri mund të pësojë fatin e njëjtë si Srebrenica,ku gjatë kohës së luftës në vitin 1995 nga forcat serbe janë vrarë rreth  8,000 burra dhe djem myslimanë.

De Mistura ka thënë se nëse Kobani bie në duart e militantëve të Shtetit Islamik, popullata e mbetur atje mund të masakrohet.

Raportohet se grupi xhihadist kontrollon së paku 40 për qind të Kobanit, qytet i banuar me shumicë kurde, i cili ndodhet pranë kufirit me Turqinë.

Mbi Ankaranë është shtuar presioni si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë, për të ndërhyrë në Kobani. /REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button