Tetovë, Kampanjë për promovim të të drejtave të fëmijëve

Më 12 Tetor 2014 (e diel), në Sheshin ILRIA në Tetovë me fillim në ora 12:00 organizohet “Kampanjë për promovim të të drejtave të fëmijëve”.

Qëllimi i këtij evenimenti është që fëmijët të fitojnë shkathtësi për promovim të komunikimit interkulturor dhe të drejtave të fëmijëve

Në periudhën nga 23-26 korrik 2014 u mbajt Kampi Veror për komunikim interkulturor ku morën pjesë 50 fëmijë në moshë 14-16 vjecare nga Prilepi, Tetova, Tearca, Strumica, Kumanova dhe Kavadarci.

Pas mbarimit të kampit fëmijët bashkë me mentorët nga organizatat partnere do të përgatitin kampanja lokale për promovim të komunikimit interkulturor dhe të drejtave të fëmijëve. Me kampanjën planifikohen të festohen dy data të rëndësishme ndërkombëtare: Java e fëmijës në tetor 2014 si dhe Dita Univerzale e Fëmijëve—20 nëntori.

Lajme të ngjashme

Back to top button