SHBA, vazhdojnë protestat për vrasjen e zezakut

Kanë vazhduar përleshjet mes policisë dhe protestuesve për të dytën natë me radhë në qytetin amerikan, Saint Louis, të shkaktuara nga vdekja e një 18 vjeçari zezak, i cili është shtënë me armë zjarri nga një polic, kohën kur nuk ishte në detyrë.

Vdekja e Vonderrit D. Myers, ka zgjuar tensionet e banorëve aty, pasi që i riu zezak është vrarë nga polici i bardhë, në këtë vend që gjendet vetëm disa mila larg Fergusonit në Misuri.

Gjatë protestave më 9 tetor, qindra banorë kanë kërkuar demonstrata më të ashpra në St.Louis.

Ato kanë vazhduar natën e 9 tetorit dhe sot në mëngjes, ku policia është detyruar të përdor gaz lotsjellës ndaj atyre që i ishin ofruar policisë për tu ndeshur me ta.

Policia e St.Louis ka thënë se personi i dyshuar kishte hapur zjarr kundër oficerit të policisë pas ndjekjes dhe përleshjes, ndërsa është vrarë nga zjarri i kthyer.

Më pas policia ka thënë se kanë gjetur një revole, por prindërit e Mayers thonë se djali i tyre nuk kishte armë.

Lajme të ngjashme

Back to top button