Goli i Abdurrahimit, më i bukuri i ditës (Video)
Besart Abdurrahimi me një eurogol në minutën e fundit i dha fitoren reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, duke e mundur Luksemburgun me rezultat 3:2 në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2016.
Futbollisti shqiptar i Lokerenit belg ishte lojtari i cili u përkujdes për përmbysje të rezultatit. Në vazhdim ju sjellim dhe golat nga kjo ndeshje, ndërsa pikërisht goli i Besartit nga mediat evropiane është cilësuar si goli i ditës.