Delegati Ajet Raimi nga Kumanova tërhiqet nga Kongresi i PDSH-së

Delegati i Kongresit të gjashtë të PDSH-së, që do të mbahet më datë 12.10. 2014, Ajet Raimi deklaron se nuk do të marrë pjesë në këtë Kongres, raporton gazeta “Lajm”.

Sipas tij, ky Kongres i parakohshëm nga ana e Mendu Thacit nuk zgjidh asgjë.

“Unë si delegat i deleguar nga dega e PDSH-së Kumanovë nuk do të marrë pjesë në Kongresin e 12 tetorit për arsye të shumta. Konsideroj se kjo parti po udhëhiqet nga njerëz jo legjitim. Nga ana tjetër ndryshimi i datës së mbajtjes së Kongresit të parakohshëm nuk zgjidh asgjë dhe nuk është në të mirën e partisë”, ka theksuar për “Lajm” Raimi.

Ajet Raimi pas këtij akti iu ka bashkangjitur nismës së Ziadin Selës.

Lajme të ngjashme

Back to top button