Opera Mini vjen në orën inteligjente ‘Gear S’

Opera njoftoi se shfletuesi ‘Opera Mini’ do të vijë edhe tek ora inteligjente Gear S e Samsungut. Shfletuesi Opera Mini ka qenë në dispozicion në disa platforma të ndryshme duke vijuar nga celularët tek telefonat inteligjentë, dhe nga konsolat për lojëra e deri tek televizorët.

Së fundmi ky shfletues ka ardhur edhe tek platforma Windows Phone, dhe është gjithashtu në dispozicion edhe tek pajisjet Asha dhe Nokia X të Microsoft-it. Tashmë, ky shfletues gjendet edhe tek Gear S, që është ora inteligjente e Samsung-ut me sistemin operativ Tizen.

Shfletuesi Mini është përshtatur për orën inteligjente Gear S, për ta bërë më të lehtë shfletimin në internet nga ekrani i vogël i pajisjes. Shfletuesi Opera kombinon saktësinë dhe kualitetin. Me integrimin e Operës përdoruesit do të kenë mundësi të hyjnë dhe të eksplorojnë në internet pa kufi, dhe në një shpejtësi të lartë. Përdoruesit e orës inteligjente Samsung Gear S mund të shkojnë tani tek dyqani virtual Galaxy Apps Store dhe të shkarkojnë falas shfletuesin Opera Mini.

Lajme të ngjashme

Back to top button