Bullgaria nis zgjedhjet e parakohshme
Bullgaria ka nisur sot zgjedhjet e parakohshme, që janë të dytat në këto 20 muajt e fundit.
Anëtarja më e varfër e Bashkimit Evropian, ka hapur kutitë e votimit në zgjedhje të parakohshme, derisa vendi është zhytur në korrupsion e destabilitet.
Sondazhet i japin fitoren partisë “Gerb” të ish-kryeministrit të djathtë, Bojko Borisov, 55 vjeç, por pa maxhorancë absolute.