Rivali i presidentit Putin, dënohet me burg

Një prej figurave kryesore të opozitës ruse, i njohur si nje prej rivaleve dhe kundërshtarëve me te zjarrte te presidentit Vladimir Putin, Alexei Navalny, u shpall fajtor për mashtrim financiar dhe u dënua me pese vjet heqje lirie, në përfundimin e një procesi të kritikuar gjerësisht si politikisht të motivuar.

Gjykatësi Sergei Blinov, në leximin e verdiktit  tha se “provat e paraqitura në gjykatë ishin të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Navalny kishte përfituar shuma të rëndësishme nga mashtrimi i një kompanie”.  

37-vjeçari, i bërë i njohur nga blogjet opozitare si një prej kundërshtarëve kryesorë politikë të Putinit, e konsideroi këtë vendim si te motivuar politikisht.

Njëkohësisht, dënimi nuk do ta lejoje ate qe te kandidoje per ne zgjedhjet lokale për Bashkinë e Moskës, në muajin shtator. Gjykata e dënoi Navalni me 5 vite burg nga 6 qe parashikon ligji maksimalisht.

Navalny, i cili u bë një figurë tepër e njohur në protestat mbarëkombëtare kundër parregullsive në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2012, në të shkuarën ka akuzuar pushtetin e Moskës dhe gjyqësorin si “molla më e kalbur” e shtetit rus.

Putin në Rusi është quajtur diktator nga përfaqësuesit e opozitës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button