Burg pa afat për Maksim Liçon

Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit burg pa afat për Maksim Licon, ish kryetarin e shoqatës “Jetimët në fokus”, i cili u denoncua, teksa kërkon marrëdhënie seksuale me një adoleshent 17-vjeçar. Maksim Liço kërkonte favore seksuale nga jetimët në këmbim të ndihmës për të përfituar statusin. Viktimë e prirjeve të tij seksuale ka rënë dhe një jetim, i cili denoncoi në media Licon. Pamjet filmike janë prova kryesore e akuzës kundër Licos, i cili mësohet se e ka pranuar akuzën dhe është vetëshpallur fajtor./abc

Lajme të ngjashme

Back to top button