Sirianët, Ramazan nën hijen e luftës

Sirianët refugjatë po durojnë kushtet e vështira të jetesës në kampet siriane afër kufirit me Turqinë, duke u munduar për të shmangur rreziqet e një lufte të zgjatur civile që ka lënë më shumë se katër milionë njerëz të zhvendosur, shkruan Mesazhi.

Në qytetin tendë të ndërtuar nga banorët në Idlib, njëzet mijë njerëz e kanë përqafuar muajin e shenjtë të agjërimi me pak ujë dhe ushqim, mes diellit të nxehtë të verës.

Ushqimi vjen kryesisht nga paketat e iftarit të shpërndara nga organizatat humanitare, ndërsa mungesa e ujit të pijes mbetet problem konstant.

Banorët mbledhin copa druri rreth kampit, për të ndezur zjarr, dhe për të përgatitur ata pak ushqim që u bie në dorë. Aisha Menlu erdhi në kamp me tetë fëmijë pothuajse një vit më parë nga qyteti Hama. Ajo thotë se ata po përpiqen të mbijetojnë disi.

“Ne jemi në muajin e bekuar të Ramazanit. Është shumë vështirë në këtu. Përveç trishtimit se jemi larg nga shtëpia, këtu ka shumë varfëri”, thotë ajo.

Por shpresat e saj mbahen tek shteti fqinj, Turqia.

“Ne presim ndihmën e Turqisë për këtë Ramazan. Ne duam paqe, dhe duam të kthehemi në vendin tonë.”

Lajme të ngjashme

Back to top button