Fondacioni “Dauti”, konkurs për mbështetjen e botimeve

Fondacioni “Dauti” vazhdon aktivitet e saj për ngritjen dhe avancimin e kulturës, duke konkretizuar këtë veprimtari nëpërmjet konkursit të botimeve. 

Fondacioni njofton se shpall konkurs për veprimtarinë botuese për vitin 2015, duke u krijuar mundësi të gjithë autorëve dhe publicistëve që të konkurrojnë.

Konkursi për veprimtarinë botuese për vitin 2015 është shpallur sot, më 1 tetor dhe do të jetë i hapur deri më 31 dhjetor.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë autorët me tekste autoriale të gatshme për botim nga fushat në vijim:

• Veprat nga krijimtaria letrare, gjuhësore, kulturore dhe historike
• Përkthime të veprave kulmore nga gjuhë të huaja
• Studime Ekonomike, Sociale dhe Humane
• Hulumtime për Teknologji të komunikimit dhe Informacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button