Ministria Ekologjisë, Zvicra dhe UNDP në mbrojtje të Liqenit të Prespës

Me vlerë të përgjithshme prej 6.3 milion franga zvicerane, projekti për mbrojtjen e Liqenit të Prespës ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit  dhe prosperitet jo vetëm për njerëzit që jetojnë rreth tij, por për të gjithë rajonin tha Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinorë Abdulaqim Ademi. 

Sipas tij projekti është bazuar në Planin për menaxhim me pellgun e Liqenit të Prespës, plani i parë i këtij lloji në shtet që u përpunua në pajtueshmëri me kërkesat e direktivave evropiane.

“Jemi të kënaqur me rezultatet e arritura, aq më shumë jemi të vetëdijshëm se na pret ende një rrugë e gjatë deri në arritjen e mbrojtjes së tërësishme të Liqenit  dhe ndërprerjen e trendit dekadash të degradimit të këtij ekosistemi të vetëm dhe të rëndësishëm në rajon’ tha Ademi.

Stefano Llazarato ambasador i Zvicrës në Shkup tha se Liqeni i Prespës është një nga rajonet i cili në mënyrë aktive  i ruan vlerat natyrore përmes zbatimit të iniciativave të shumta pozitive.

“Mundohemi që ti përmirësojmë kushtet për jetesë në këtë vendbanim lokal, ti ruajmë bukuritë natyrore, ruajtjen e ekosistemit jo vetëm për njerëzit e jetojnë aty por edhe për gjithë rajonin” u shpreh Llazarato.

Ndryshe pas një viti të suksesshëm të realizimit të projektit për mbrojtjen e Liqenit të Prespës, i cili financiarisht dhe teknikisht i mbështetur nga agjensioni për zhvillim dhe bashkëpunim në Zvicër dhe UNSDP-së, donator mori vendim që aktivitete të panumërta rrjedhëse ti mbështesë me mjete plotësuese prej 1.3 milion franga zvicerane. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button