Samaras refuzon Gruevskin, nuk ka nevojë të takohemi

Kryeministri grek Andonis Samaras i ka kthyer përgjigje letrës së kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dërguar kohë më parë. Në të, Gruevski kërkoi takim me të si dhe krijim të dy ekipeve që do ti intensifikojnë negociatat e emrit mes dy vendeve fqinje.

E përditshmja “Dnevnk” shkruan se në përgjigjen e tij Samaras ka refuzuar takimin me Gruevskin në nivel të lartë sepse sipas tij, nuk ka nevojë për takime të tilla.

Sipas të njëjtit burim, ai ka thënë se Greqia nuk është vendi që i bllokon euro-integrimet e Maqedonisë por vetë Bashkimi Evropian. 

Letra e Gruevskit tek një pjesë e opinionit po shihet si një manovër e kryeministrit për të arsyetuar veprimet e  tij të deritanishme që lidhen me kontestin për emrin dhe dështimet e euro-integrimeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button