OSBE e shqetësuar për ndarjet ndërmjet komuniteteve në Maqedoni
OSBE ka shprehur shqetësime për ndarjet e theksuara ndërmjet komuniteteve në Maqedoni.
Ky shqetësim është përcjellë nga ambasadori i misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Breth.
“Në Maqedoni vazhdon trendi i ndarjeve të komuniteteve dhe krijimi i shoqërive paraleleve me shumë më pak ura të lidhjeve të tyre”, theksoi ambasadori Breth.
Sipas tij, integrimi është i rëndësishëm për paqe afatgjate dhe stabilitet të vendit.
“Nuk ka interes dominues për çështjen shqiptare. Interes kryesor dominant është integrimi i tërë shoqërisë, dhe jo integrimi i këtij apo atij komuniteti në një shoqëri. Por, është shumë logjik interesi ynë që siç thoni për çështjen shqiptare, për shkak se bashkësia shqiptare është komuniteti më i madh joshumicë në vend”, deklaroi ambasadori i OSBE-së në Shkup.