Qyteti në Kili ku rrugët mbajnë emra shqiptarë

Një qytet në jug të Kilit ka disa rrugë që kanë emra të qyteteve shqiptare. Si Tirana, Durrësi, Elbasani e deri te Dibra.

Emrat e rrugëve të atij qyteti janë vënë ashtu sepse të parët, ata që e themeluan qytetin kishin qenë emigrantë të ardhur nga disa shtete evropiane dhe emrat i kanë vendosur sipas vendeve të tyre të origjinës, nga kishin ardhur emigrantët.

Sipas historikut të qytetit, emigrantët thuhet se ishin anglezë, skocezë, francezë, çekë dhe jugosllavë.

Në faqen online të bashkisë thuhet se emigrantët nga Jugosllavia kishin qenë: “kryesisht kroatë” dhe paskan zgjedhur emra qytetesh shqiptare?!… Si janë zgjedhur emrat e qyteteve shqiptare për emra rrugësh në Hualpen!?
Një mister që meriton vëmendje studiuesish të mirëfilltë !”

HARTA-II-464x550

Lajme të ngjashme

Back to top button