Vajza nga Maqedonia punojnë si prostitute në Mal të Zi?

Prostitucioni lulëzon në Budva, qytetin e Malit të Zi ku shumë biznesmen rus shkojnë për pushime me jahtet e tyre. Shërbimi i tyre kushton nga 500 në ditë deri më 3000 euro për vikend. Spekulohet  se në këtë biznes janë të përziera edhe femra nga Maqedonia, shkruan Vecer duke u referuar në tabloidin Blic të Malit të Zi.

Sipas po të njëjtit burim, një malazeze e mitur në mënyrë anonime ka treguar historinë e saj çfarë kishte kaluar duke qenë e prostituuar nëpër jahtet e këtij qyteti. Ajo është malltretuar nga personi i cili i ka rregulluar asaj shërbimet me klientët.

Ajo ka kërkuar ndihmë nga “Shtëpia e sigurtë e grave” e cila i mbron ato. 

“E bindëm vajzën ta paraqesë rastin në polici. Ajo na tregoi se prostitucioni është shumë mirë i organizuar. Vajzat në mes të detit vijnë me jahte dhe më pas hypin në jahtin e klientit, kështu japin shërbime seksuale për para, përqindje nga i cili marrin dhe ndërmjetësuesit e shërbimeve” thotë për Blicin e Malit të Zi, Lilja Raiçeviç, drejtoreshë ekzekutive e “Shtëpia e sigurtë e grave”.

Lajme të ngjashme

Back to top button