Në polici mbahen 17 shtetas shqiptarë të kapur pas një kontrolli në Zhelinë
Njësia rajonale policisë së Tetovës, njofton se zyrtarët policor të Qendrës për punë kufitare, sot në orët e hershme të mëngjesit nga ora 4 deri në orën 5. 30 minuta kanë bërë kontroll në shtëpinë e Q.N nga fshati Zhelinë i Tetovës.
Sipas zëdhënësit të policisë, Marjan Josifovski, kontrolli është bërë me urdhër ët gjykatës dhe në katër dhomat e shtëpisë janë kapur 17 shtetas shqiptar që kanë qëndruar aty.
!6 nga ata kanë poseduar dokumente dhe ët gjithë kanë hyrë në mënyrë legale në Maqedoni, por kanë punuar pa u lajmëruar.
Shtetasit e Shqipërisë janë të moshës nga 19 deri në 53 vjeç, janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policorë ën Tetovë dhe janë dorëzuar sektorit për kriminalitet ndërkufitar për procedim të mëtejshëm.