Fluturoi çatia e gjimnazit të Gjevgjelisë

Era e fortë që e kaploi ditën e djeshme Komunën e Gjevgjelisë ka shkaktuar dëme materiale, shkulje të drunjtëve, por njëkohësisht nga era e fortë ka fluturuar edhe çatia e Gjimnazit ‘Josif Josifovski”.

Era e goditi rajonin e Gjevgjelisë të martën në orën 8:30, ndërsa më e fortë ishte gjatë periudhës prej orës 13 deri ën orën 15.

Qytetarët e Gjevgjelisë, për Libertas, thonë se kjo nuk është hera e parë që fluturojnë çatitë nga era, ka pasur edhe raste të tjera por thonë se nuk dinë cilit t’ia hedhin fajin erës apo tenderit.

Lajme të ngjashme

Back to top button