Mjekët amë e shtynë protestën, sot në takim me Todorovin
Mjekët amë e kanë shtyrë grevën e cila ishte në plan të mbahet të premten. Sipas informacioneve nga Shoqata e mjekëve privat, greva do të shtyhet për shkak se Ministria e shëndetësisë është pajtuar që ti dëgjoje kërkesat e tyre.
Ministri Todorov, sot duhet të takohet me përfaqësuesit e Shoqatës ndërsa në takim do të paraqiten kërkesat e mjekëve amë për rritjen e financave në shëndetësinë primare.
Një nga kërkesat është edhe rritja e rogave të mjekëve amë. Nga shoqata thonë se është e nevojshme ndihmë më e madhe financiare nga shteti që ta mbajë shëndetësinë primare në gjendje stabile.