FRI sonte organizon iftar tek Sheshi Skënderbeu

Forumi Rinor Islam vazhdon me organizimin e iftareve të përbashkëta. Këtë herë FRI – Dega Shkup në bashkëpunim me Komunën e Çairit organizojnë iftar në ambient të hapur, tek Sheshi Skënderbe –në Shkup. 

Sipas  kryetarit të FRI-së Fevzi Musliu iftari i sotëm është një pjesë e vargut të aktiviteteve të këtij muaji të shenjtë për të gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë një iftar në ambient të hapur.

‘Është aktivitet që e realizojmë në Çarshi të Shkupit, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, iftar në ambient të hapur, ku mund të marrin pjesë qytetarët e të gjitha kategorive, e kanë mundësinë ti bashkëngjiten këtij aktiviteti’ tha Musliu.

Musliu shtoi se iftarin e sotëm do ta begatojë edhe prezenca e ish myftiut të Shkodrës Bashkim Bajraktari i cili do të organizojë tribunë fetare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button